Pse nuk duhet ta lani mishin para gatimit

Ushqime

Pse nuk duhet ta lani mishin para gatimit

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 06:46
Ilustrim

Pastërtia është një virtyt i madh për kuzhinën dhe gatimin, por kjo nuk vlen për mishin. Në kuzhinë, gjithçka duhet të jetë e pastër para gatimit: banaku dhe sipërfaqet që përdorim, dërrasa e prerjes dhe enët. Megjithatë, kur përgatitemi për të gatuar mish, duhet të kemi kujdes që të mos e lajmë thotë nutricionistja Ania Hill.

Sipas saj, larja e mishit nuk është një ide e mirë sepse rrit rrezikun e përhapjes së baktereve. Kjo mund të bëhet si përmes kuzhinës ashtu edhe nga trupi ynë kur gatuajmë.

“Sa i përket perimeve, larja ndihmon për të hequr papastërtitë. Redukton sasinë e mikrobeve në sipërfaqe. Por kur bëhet fjalë për mishin dhe shpendët, gjërat ndryshojnë.”, thotë ajo.

Përveç kësaj, nëse mishi është i paketuar, kjo do të thotë se është i sigurt dhe i gatshëm për gatim pasi kompanitë kanë sisteme që mbrojnë kundër shumëzimit të baktereve. Së fundmi, është shumë e rëndësishme ta gatuani në temperaturën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat