Ajvar i shtëpisë me speca të pjekur

Ushqime

Ajvar i shtëpisë me speca të pjekur

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 

30 kg speca të kuq

5 kg karrota

5 kg patëllgjan i zi 

1 L e gjysëm vaj

2 lugë sheqer,

kripë sipas shijes,

Specat e larë dhe të pastruar nga farat, piqen, qërohen dhe bluhen në makinë mishi. Në tenxhere me fund masiv nxehen 2 dcl vaj, pastaj hidhet masa e specave, karrotave ,patëllgjani i zi të bluar.

Hajvari përzihet kohë pas kohe dhe vlon gjersa të avullojë lëngu. Hidhet sheqeri dhe kripë sipas shijes, pjesa e mbetur e vajit, dhe sa të marrë edhe një valë, hajvari i nxehtë derdhet në kavanoza të nxehtë.

Kavanozat mbyllen mire , mbulohen me batanije dhe pas 24 orësh vendosen në vend të freskët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat