Biftek viçi në tigan

Ushqime

Biftek viçi në tigan

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

 ▪︎biftek viçi ▪︎gjalpë ▪︎1 qepë e thatë (mesatare) ▪︎ majdanoz ▪︎2 thelbinj hudhër ▪︎trumzë e thatë ▪︎piper i shtypur ▪︎fara speci djegës ▪︎lëngu i gjysmë limoni ▪︎kripë ▪︎vaj ulliri.

PËRGATITJA: 

Mishi duhet patjetër të jetë biftek se ndryshe del i fortë, e marinojmë me piper, kripë dhe vaj ulliri dhe e lëmë 1 orë tek fresku.
Ndërkohë me një thikë të mprehtë presim imët majdanozin, qepën dhe hudhrën, i përziejmë duke ju shtuar piper, fara speci, lëng limoni, kripë dhe vaj ulliri. Ngrohim tiganin në maksimum, shtojmë gjalpin dhe mishin duke e kthyer nga 3 min nga çdo anë, kjo varet sa të pjekur e pëlqeni, sapo mishi është bërë i shtojmë salcën që përgatitëm dhe e lëmë pak fare të marë aromat. E presim në pjesë të vogla dhe e servirim të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat