Ëmbëlsoni diten me zupë

Ushqime

Ëmbëlsoni diten me zupë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Receta e mëposhtme është një nga recetat e famshme të zupave të Vlorës që bëheshin para viteve '90. Nëse do ndiqni çdo hap siç shkruhet në përshkrim, kjo ëmbëlsirë do jetë e listës tuaj përherë.

Përbërësit: 1 litër qumësht, 8 lugë gjelle sheqer, biskota të thjeshta, 2 lugë gjelle niseshte, 1 lugë gjelle miell, arra, reçel dhe 2 vezë (ato që i kanë alergji mund të mos i përdorin).

Përgatitja: Si fillim ngrohim pak qumështin derisa të vaket. Më pas ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Të verdhat e vezëve i rrahim, shtojmë pak sheqer nga pjesa që kemi dhe pasi formohet si krem e shtojmë tek qumështi i vakët. I përziejmë mirë vezët me qumështin dhe shtojmë pjesën e mbetur të sheqerit. Në një tas të vogël shtoj 4 lugë ujë të ftohtë dhe shtoj niseshten dhe e tres që mos të ketë kokrriza dhe po aty shtoj edhe lugën e miellit. E përziej mirë masën derisa të tretet plotësisht.Masën e shtoj tek qumështi duke e përzier dhe më pas e vendosim ne zjarr mesatar. Në një xhezve të vogël ziejmë pak ujë me sheqer vanilje. Pasi uji vlon shtojmë nga pak në çdo biskotë të vendosur në fund të gotave ku do hedhim kremin e zupit. Pasi qumështi fillon të ngrohet si shumë, me telin rrahës  përziejmë kremin derisa fillon e trashet dalë-nga-dalë. Pasi kremi fillon e vlon, vazhdojmë përzierjen edhe për 5 minuta me shpejtësi në mënyrë që mos të ngjitet.

Me ndihmën e një garuzhdeje shtojme kremin te gotat ku kemi vendosur biskotat. Ndërkohë kremi ftohet, rrahim të bardhat e vezëve me rrahëse elektrike ose me dorë, më pas shtojmë pak sheqer dhe vazhdojmë rrahjen aq sa formohet kremi merengue. Kremin merengue e shtojmë sipër zupave, ku hedhim arra dhe reçel qershie. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat