Sarma me gjethe rrushi

Ushqime

Sarma me gjethe rrushi

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:12
Foto Ilustrim

PËRBËRËSIT:
20 gjethe rrushi për mbushje,

300 gr mish të bluar,

2 qepë,

150 gr oriz,

1 vezë,

2 lugë gjalpë,

kripë,piper sipas shijes.

Në masën e qepës së fërguar, shtohen,mish, oriz i larë, kripë, piper dhe vezë e tundur.

Kjo masë përzihet mirë, kurse ndërkohë gjethet e rrushit pastrohen nga bishtat, lahen dhe përvëlohen me ujë të valë me 1 lugë uthull.

Mbulohen dhe ashtu qëndrojnë 10 minuta. Kullohen dhe, pasi të ftohen, shtrihen në shuplakë të dorës, vihet nga një lugë yç dhe sarmatë mbështillen në role ,si çdo sarma tjetër. Radhiten në dy radhë, në tenxhere të shtruar me disa fletë sekllash, ku dhe mbulohen me to.

U shtohet pak ujë dhe zihen në zjarr të lehtë ½ ore.Pastaj sarmatë vihen në enë ku do të shërbehen dhe futen në furrë që të piqen edhe 20 minuta. Sarmatë shërbehen me kos të trashë ose ajkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat