Mëlçi viçi me qepë

Ushqime

Mëlçi viçi me qepë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një pjatë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shijshme. Shkon shumë e shoqëruar me pure patatesh, të cilin mund ta blini të gatshme ose ta përgatisni në këtë mënyrë: Patatet i qërojmë , i shpërlajmë mirë dhe i presim në copa më të vogla dhe i ziejmë me ujë. Pasi kanë zier, kullojmë ujin dhe i shtypim me shtypësen e patateve. Më pas shtojmë gjalpë sipas sasisë së patateve, pak qumësht, kripë dhe e përziejmë në zjarr aq sa bëhet kremoze.

Mëlçia me qepë
Përbërësit: 500 g mëlçi viçi, 4 qepë të thata, 3-4 gjethe dafine, 2 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle salcë domatesh, 1/2 gotë uji verë e kuqe ( sipas dëshirës), vaj ulliri, kripë, piper, fara speci djegës ( sipas dëshirës).

Përgatitja: Në një tigan të thellë hedhim vajin, shtojmë qepët e prera për së gjati kripë, piper dhe fara speci djegës. Pasi shohim që po skuqen pak, shtojmë hudhrat, gjethet e dafinës dhe mëlçitë e prera kubikë. Vazhdojmë skuqjen e tyre në zjarr të ulët dhe me kujdes. Pasi shohim që qepa dhe mëlçitë janë skuqur mirë, shtojmë salcën e domates dhe një gjysmë gote ujë.

E mbyllim tiganin me kapak dhe e lejmë të ziejë në zjarr të ulët dalëngadalë. Pasi shohim që uji avullon, shtojmë verën dhe më pas gjysmën tjetër të ujit. E përziejmë mirë dhe kur shohim që salca është trashur me shumë pak lëng dhe qepa është shkrirë e heqim nga zjarri. Kontrolloni sasin e kripës dhe në fund mund ta shoqëroroni me pure, patate skuqura, oriz basmat etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat