Ëmbëlsirë me mollë dhe kanellë

Ushqime

Ëmbëlsirë me mollë dhe kanellë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Përbërësit

4 molla të mëdha të qëruara dhe të grira në rende

75 gr sheqer

½ lugë kanellë

½ filgjan sheqer

2 lugë margarinë

1 vezë

1 sheqer vanilje

1 filgjan miell

½ pluhur për pjekje

Pregaditja:

Përziejmë 75 gr sheqer dhe kanellën.

Kallepin ku do të pjekim ëmbëlsirën e lyejme me vaj.

Gjysmën e mollëve të grira në rende i shtrijmë në fundin e tavës.

Sheqerosim me gjysmën e sheqerit të përzier me kanellë.Shtojmë dhe pjesën e mbetur të mollëve të grira dhe sheqërosen me pjesën e mbetur të sheqerit me kanellë.

Në një enë tjetër përziejmë ½ filgjan sheqer me margarinen.Pëezihet mirë.

Në po këtë enë shtohet veza dhe sheqer vanilja.Përzihet mire me mixer.

Përziejme miellin dhe pluhurin për pjekje.Shtojmë dhe miellin tek masa me vezën.

Përziejme mire dhe këtë masë e hudhim mbi mollët e grira në rende dhe të sheqerosura.

Kjo ëmbëlsirë piqet në temperaturë 170 grade për 30 minuta.

Përsipër mund të shtojmë dhe arra të grira sipas dëshirës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat