Supa më e mirë me patate gatuhet vetëm në këtë mënyrë

Ushqime

Supa më e mirë me patate gatuhet vetëm në këtë mënyrë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 22:09
Supa me patate

Një supë e shpejtë me patate dhe për më tepër shumë e ushqyeshme. Shtoni edhe këtë përbërës kur ta gatuani sepse e bën akoma më të veçantë shijen e saj.

Përgatiteni në këtë mënyrë…

Përbërësit:
8 patate
4 thelpinj hudhër
6 copa selino me gjethe
½ lugë çaji turmerik
2 limonë
1 koncetrat pule
Kripë
Piper

Përgatitja:
Qëroni patatet dhe prejini në copa mesatare. Vendosini në një enë me ujë sëbashku me hudhrat dhe selinon.
Mbulojini me kapak dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 25 minuta. Spërkatini me turmerik. Hidhni më pas lëngun e limonit, koncetratin e pulës, pak kripë dhe piper për shije.
Ziejini për 10 minuta shtesë.
Largojini nga zjarri dhe vendoseni gjysmën e patateve në një blender. Bëjini pure dhe rikthejini sërish te pjesa tjetër. Përziejini mirë dhe supa është gati për t’u servirur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat