Kunguj të njomë të mbushur me sallam

Ushqime

Kunguj të njomë të mbushur me sallam

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 13:08
Kunguj

4 kunguj të njomë
8 copë sallam
3 domate
100 gr djath pice
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Fillimisht lajmë kungujt, i presim në gjysma për së gjati duke larguar ekstremet e tyre. Largojmë farat duke formuar një boshllëk në qendër të çdo gjysme, e spërkasim më pas hapësirën bosh me kripë dhe piper të zi. Vendosim në çdo hapësirë nga një copë sallam (aq sa është gjatësia e hapësirës bosh). Presim domatet pasi ti kemi larguar lëkurën në katërsh, largojmë lëngun dhe farat dhe tulin e presim në kubikë. I shpërndajmë kubikët e domateve mbi sallam duke plotësuar hapësirën boshe te kungullit. I spërkasim domatet me pak kripë dhe në fund i mbulojmë me djath pice. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 25 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat