Supë e ftohtë pikante me garniturë

Ushqime

Supë e ftohtë pikante me garniturë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 17:13
Supë e ftohtë pikante me garniturë

Përbërësit:

* 1 spec i kuq, i pastruar nga farat dhe i copëtuar trashë
* 2 thelpinj hudhre, të qëruar dhe të shtypur
* 3 feta bukë të bardhë, pa kore dhe të prera trashë
* 1,5 kg domate, të qëruara dhe të prera trashë
* 2-3 lugë gjelle uthull vere të kuqe
* 5 lugë gjelle vaj ulliri të papërzier
* sheqer sipas shijes

Për garniturë:

* 1 qepë e kuqe e vogël, e qëruar dhe e grirë hollë
* 1/4 kastravec, i qëruar dhe i grirë hollë
* ½ spec i kuq, i pastruar nga farat dhe i grirë hollë
* vaj ulliri për spërkatje

Përgatitja:

Hidhni në tenxhere me presion të gjithë përbërësit e supës dhe lërini derisa të zbuten dhe bëhen si krem.

Shtoni pak ujë, nëse përgatitja është shumë e trashë, pastaj rregullojeni me kripë dhe piper të zi të sapobluar.

Lëreni të ftohet për të paktën 30 minuta.

Vendosini garniturën, spërkateni me pak vaj ulliri dhe shërbejeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat