Këto janë mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga diabeti tip 2

Ushqime

Këto janë mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga diabeti tip 2

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 11:31
ilustrim

Prediabeti është gjendja kronike e nivelit të shtuar të sheqerit në gjak, por i cili nuk është i mjaftueshëm për t’u kualifikuar si diabet i tipit 2.

Kjo është mënyra me të cilën trupi juaj ju paralajmëron se jeni dhjetë deri në njëzet herë më të rrezikuar që të sëmureni nga diabeti, në krahasim me personat, të cilët e kanë normal nivelin e sheqerit në gjak. 

Studimet në gjithë botën kanë treguar se parandalimi mund të shtyjë  ose të ndalë paraqitjen e diabetit të tipit 2. Ushqimi i shëndetshëm, dobësimi dhe shëtitja prej rreth gjysmë ore në ditë pesë herë në javë ul rrezikun nga paraqitja e kësaj sëmundjeje për 58 për qind pas dy vjetësh, transmeton KosovaPress.

Ja çfarë duhet ngrënë ose pirë nëse dëshironi të parandaloni paraqitjen e diabetit?

-Konsumoni sa më shumë pemë dhe perime

-Mos pini lëngje të ëmbla

-Pini sa më shumë kafe

-Të pakësohet sasia e alkoolit që konsumohet.

-Të mos pihet duhan pasi ai dëmton enët e gjakut duke rritur rrezikun për zhvillimin e ndërlikimeve të diabetit, si p.sh. sëmundjet e zemrës, insultet cerebrale e këmbën diabetike.

-Këshillohet që pacientët të vijnë në mënyrë sistematike në vizita për të mbajtur nën kontroll nivelin e glikemisë në gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat