Kjo sallatë do të jetë zgjidhja më perfekte për një drekë të lehtë

Ushqime

Kjo sallatë do të jetë zgjidhja më perfekte për një drekë të lehtë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 14:24
Ilustrim

Temperaturat e larta nuk e favorizojnë një vakt të rënduar me ushqime, ashtu sikurse gatimi nuk është një kombinim i mirë me të nxehtin. Kështu, jemi gjithmonë në kërkim të ushqimit të lehtë, ndonëse gjetja e alternativave është disi e vështirë.

Si të shmangim gatimin, por njëkohësisht të konsumojmë ushqim të bollshëm? Ne sot ju prezantojmë me zgjidhjen për drekën e kësaj dite të nxehtë vere, që nuk do t’ju lodhi aspak, ashtu sikurse do të jetë mëse e mjaftueshme deri në orët e mbrëmjes. Ndiqni recetën e mëposhtme:

Përbërësit
3 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë çaji mustard
1/4 lugë çaji piper i zi i grirë
1/8 lugë çaji kripë
1 filxhan çaji domate të vogla
1/2 filxhan çaji qepë të kuqe të prera hollë
1/4 filxhan çaji ullinj
2 vezë të ziera
1 konservë ton (peshk)
300 g rukola

Përgatitja
Përzieni pesë përbërësit e parë në një mikser. Shtoni rukolën në një enë, e më pas kombinojeni me domatet, qepët, ullinjtë, vezët e ziera dhe peshkun ton. Përziejini duke shtuar pak nga pak masën e përfituar nga miksimi. Gati për servirje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat