Pija që na bën më jetëgjatë

Ushqime

Pija që na bën më jetëgjatë

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 08:27
ilustrim

Shumë njerëz do lumturohen, pasi një pije aq shumë e përdorur ndikon në jetëgjatësi. Bëhet fjalë për kafenë, madje kush pi tre filxhanë në ditë, është më jetëgjatë se ata që nuk e përdorin. Është ky zbulimi i bërë në një studim bazuar në gjysmë milioni njerëz në dhjetë shtete të ndryshme të Europës, përfshirë dhe Italinë.

Studimi anglez u krye nga ekspertët e IARC (International Agency for Research on Cancer) dhe Imperial College më Londër.

Bazuar në atë që u publikua në revistën shkencore “Annals of Internal Medicine”, thuhet se u mbajt në monitorim mënyrat e ndryshme të konsumit të kafes.

Pjesëmarrësit në studim u monitoruan për 16 vite, duke analizuar edhe rastet e vdekjeve.

U zbulua se kush pinte kafe rregullisht, ishte më jetëgjatë. Kjo pasi sipas studiuesve, pija e zezë ka efekte mbrojtëse në mëlçi dhe luan rol mbrojtës në organizëm në sajë të përmbajtjes së molekulave dhe antioksidantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat