Përmirësoni humorin duke ngrënë banane

Ushqime

Përmirësoni humorin duke ngrënë banane

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 07:49
Banane

Për të luftuar depresionin, mjafton të konsumoni banane. Ky përfundim është arritur në sajë të një studimi të kryer së fundmi dhe efektet janë surprizuese. 

Banania tashmë mund të përdoret fare mirë edhe si një aleat kundër depresionit, duke qetësuar nervat dhe duke relaksuar trurin. 

Në bazë të një studimi amerikan të botuar në “Journal of Neuroscience Letters”, citohet fakti se vitamina B që ndodhet te bananet, ndihmon për të qetësuar ndjesinë e nervozizmit, duke stimuluar edhe përmirësimin e humorit. 

Banania përmban edhe potas, i cili është një mineral që redukton radikalet e lira dhe parandalon dëmtimet në tru.

Ky frut ndikon edhe për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, si dhe për përmirësimin e aparatit tretës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat