Vera, si të hidratohesh me shije dhe me një sy tek linjat

Ushqime

Vera, si të hidratohesh me shije dhe me një sy tek linjat

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 16:44
Ilustrim

Aleati i parë i ditëve verore është gjithmonë uji, por mund ta plotësojmë dëshirën për të shuar etjen me dicka më të shijshme, pa vrapuar tek pijet me gaz që shpesh përmbajnë shumë sheqer dhe janë pak freskuese.

Në qoftë se duam të shfrytëzojmë ndjenjën e humbjes së oreksit që shpesh na shoqëron gjatë temperaturave të larta verore për të humbur ende disa gramë para se të veshim kostumin e banjos, ja disa këshilla për t’u zbatuar e disa gabime për t’u shmangur.

Të pish “të duhurën” – Pija ideale është gjithmonë uji, mbase pak me gaz për ta pasur këtë shtesë të vogël e për t’i shtuar në fund një fetë limoni ose disa gjethe nenexhik. Shumë i mirë është edhe uji i aromatizuar me fruta: mund të përgatitet edhe në shtëpi duke i shtuar boronica ose një fetë pjeshke ose ndonjë frut tjetër futur në një brokë me ujë mineral natyral dhe duke e lënë nën një mbulesë në frigorifer për një natë. Të nesërmen në mëngjes mjafton ta filtrosh pijen dhe qëllimi është kryer.

Çaj dhe çaj bimor – Përgatite në darkë kur bën më pak nxehtë. Përdor çaj jeshil dekafeinato ose çaj bimor apo frutash. Mund të përdorni vetë bimët për t’u freskuar, por edhe si ndihmë për ndonjë shqetësim të vogël. Për shembull lule sahati, melisa dhe pema gëlqere kanë veti qetësuese dhe të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit. Ndërkohë që bishtat dhe gjethet e qershisë janë shumë të mira për të luftuar celulitin.

Uji në ushqim – Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me ujë dhe janë ushqime shumë të mira në ditët më të nxehta. Janë edhe shumë të pasura me kripë, e cila humbet në sasi të mëdha kur djersin shumë dhe që duhen riintegruar për balancimin e duhur të organizmit. Më mirë të zgjedhësh frutat e stinës duke privilegjuar varietetet e varfra në kalori dhe duke filluar nga pjepri dhe shalqiri, shumë të pasur me ujë dhe me pak sheqer. Shumë të nevojshme janë edhe bimët në ngjyrë të verdhë, portokalli e të kuqe, nga kajsitë te karotat dhe domatet që përmbajnë betakaroten dhe që favorizojnë nxirjen. Në fund supërat dhe gjellërat: janë shumë të mira edhe t’i konsumosh të ftohta: mjafton t’i përgatisësh disa orë më parë dhë t’i mbash pak kohë në frigorifer.

Sallata: Po, por – kujdes me përbërsësit që zgjedhim për të mos shndërruar një freski të lehtë në një bombë të vërtetë kalorike. U thoni po perimeve të freskëta si marule, radhiqe, rukola, lakra duke kaluar tek domatet, karotat julienne, selino, kastravec i copëtuar e mbase dhe feta molle apo ananasi. Kujdes me përbërës të tjerë më të pasur, në vecanti djathi, veza e zier, proshutë dhe vaj vegjetal. Kujdes edhe me salcat: është mirë një lugë e vogël vaj ulliri ekstra i virgjër duke e matur me kujdes dhe mos ta hedhësh me bollëk në pjatë. Jeni të lirë edhe tek bimët aromatike dh lëngu i limonit, ndërkohë që është mirë të shmangësh kripën.

Lëngje frutash – Lëngjet në shishe ose në karton janë me shumë sheqer dhe nuk përmbajnë shumë nga frutat. Më mirë ta përgatisësh vetë me një nxjerrës ose me një shtrydhëse. Edhe një miks frutash (pa i shtuar sheqer) mund të jetë një ushqim shumë i mirë hidratues dhe freskues.

Mëngjesi – Nëse bën shumë nxehtë dhe nuk të pëlqen kafeja e zakonshme shijo një kos me fruta të freskëta me një lugë fara liri, luledielli dhe lulekuqe. Do të të japin energji dhe humor të mirë derisa të vijë dreka. Pastaj mund edhe të përgatisësh një qumësht me bimë freskuese dhe të lehtë duke i hedhur tre gishta bollgur në një enë me rreth gjysëm litër ujë. Përgatite në darkë dhe lëre të qëndrojë një natë. Mund edhe ta vendosësh në shishe dhe ta ruash për disa ditë në frigorifer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat