Pija magjike me hudhër që ju bën të ndiheni si të rilindur

Ushqime

Pija magjike me hudhër që ju bën të ndiheni si të rilindur

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 21:06
Ilustrim

Pijet me bazë hudhrën mund të mos tingëllojnë aq tërheqëse, por sigurisht se janë shumë të shëndetshme dhe të dobishme për ju.

Siç dihet, hudhra ka aftësinë për të eliminuar kripën dhe depozitat e kripës si dhe lëngjet dhe toksinat e tepërta nga trupi.

Hudhra ka veti të fuqishme antibakteriale dhe anti-inflamatore që e bën atë një antibiotik të shkëlqyer natyror.

Për më tepër, forcon sistemin imunitar, pastron gjakun dhe forcon enët e gjakut e zemrën.

Përveç kësaj, hudhra ndihmon metabolizmin dhe largon yndyrën e tepërt nga organizmi. Është shumë e dobishme për trajtimin e inflamacionit dhe sëmundjeve të infeksioneve vaginale.

Metoda e përgatitjes:

Preni në gjysmë 12 thelpinj hudhre, i vendosni në një kavanoz dhe derdhni mbi to gjysmë litri verë të kuqe.

Mbylleni kavanozin dhe vendoseni pranë një dritare, në diell, për dy javë. Çdo ditë tundeni kavanozin 2 deri në 3 herë.

Pas këtyre dy javëve, lëreni lëngun në shishe qelqi, në errësirë.

Merrni një lugë çaji nga kjo pije tri herë në ditë për një muaj. Ju mund ta përsëritni procedurën pas 6 muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat