“Fruti i dragoit”, kaktusi që prodhon frutin e panjohur

Ushqime

“Fruti i dragoit”, kaktusi që prodhon frutin e panjohur

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 21:47
Ilustrim

Fruti i dragoit është një frut që rritet në zonën e Amerikës Qendrore, dhe shumë pak mund të keni dëgjuar për të.

Emrin e ka marrë “Fruti i dragoit” për shkak se forma dhe ngjyra e tij e ndezur ngjan me sferën e flaktë që lëshon dragoi mitik.

Ky frut në pamje të parë të ngjason me artiçokën, por ngjyra e lëkurës së tij është prej ciklamini, ndërsa brenda ka ngjyrë të bardhë ose rozë të errët në varësi të bimës, dhe veçantia e saj është te farat e shumta, karakteristikë kjo për të gjitha frutat që prodhohen nga kaktusët.

Fruti i dragoit prodhohet nga një lloj kaktusi i cili rritet vetëm në Amerikën Qendrore.

Ky lloj fruti i panjohur ndër ne ka një shije vërtet të veçantë që ngjason me një miksim të kivit dhe dardhës, transmeton Shqiptarja.

Gjithashtu nuk mund të lihet pa përmendur vlerat shëndetësore që mbart ky frut, pasi është i pasur me vitaminë B dhe C dhe ka pak kalori.

Studimet e kryera mbi këtë furt kanë zbuluar se është efikas në luftën kundër kancerit të prostatës, si edhe mbron zemrën.

Ky frut nuk njihet ndër ne, pasi nuk është eksportuar ende, por edhe në Evropë njihet shumë pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat