Frutat dhe perimet që hidratojnë trupin - Bota Sot
Frutat dhe perimet që hidratojnë trupin

Ushqime

Frutat dhe perimet që hidratojnë trupin

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 23:55
Ilustrim

Për këtë arsye po listojmë 10 produkte ushqimore, fruta dhe perime të shëndetshëm me përmbajtje të lartë uji, me konsumimin e të cilave arrijmë të mbajmë trupin tonë sa më të hidratuar, duke shmangur kështu edhe shumë probleme shëndetësore.

Shalqiri

Ka nivel të ulët energjetik, përkatësisht (16 Kcal/100 g), pasi ka në përbërje sheqerna të thjeshtë (3.7g / 100g). Ka përmbajtje të mirë të mineraleve, përqendrime të larta kryesisht të kaliumit dhe përqendrime të ulëta të natriumit, teksa ka me bollëk karotenoide, vitaminë A dhe vitaminë C, duke e bërë atë një ushqim të përshtatshëm për ata që vuajnë nga hipertensioni.

Brokoli

Mund të konsiderohet perim i jashtëzakonshëm, pasi përmban sasi të shumtë uji rreth 91-92%. Janë shumë të pasur me substanca antioksidante, shquhen për vetitë e tyre antitumorale veçanërisht kundër kancerit të stomakut, zorrës së trashë, mushkërive, kjo edhe për shkak se përmbajnë vitaminë C, e njohur për aftësitë e saj në mbrojtjen e sistemit imunitar.

Karota

Ky perim përmban rreth 92% ujë, është shumë i pasur me kripëra minerale sikurse janë potasiumi, sodiumi, kalciumi dhe fosfori, vitamina e grupit B, vitaminë D, vitaminë E dhe substanca antioksidante sikurse janë karotenoidet dhe flavonoidet. Po kështu është e pasur me betakaroten, një shenjë paralajmëruese e vitaminës A, ka një efekt antioksidant, ndërsa përmbajtja e fibrave është e dobishme për funksionimin e aparatit tretës dhe të mëlçisë.

Finok

Mbase e keni ndeshur më rrallë në gatimet tuaja, por ky perim, finoku ka përmbajtje të lartë uji rreth 93%. Gjithashtu është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale. Mbi mëlçinë vepron si detoksifikues dhe ka shumë pak kalori, çka e bën këtë aleatin tuaj për t’u dobësuar.

Domate

Një ndër perimet më të konsumuara, domatet përmbajnë rreth 94,3% ujë. Përmban gjithashtu likopen, një substancë antioksidante që bllokon plakjen e qelizave. Ka sasi të lartë hekuri, zinku, fosfori dhe kalciumi, vitaminë të grupit B, C dhe E. Sipas disa studimeve të fundit japoneze, me sa duket ekstrakti i këtij perimi është në gjendje të reagojë kundër yndyrave që grumbullohen në mëlçi, madje deri në aftësinë për të ulur nivelin e yndyrave në gjak.

Luleshtrydhe

Shumë të dashura për të gjithë ne, luleshtrydhet janë të përbëra prej 90,5% ujë, teksa kanë një nivel të ulët kalorish, rreth (27 kcal/100g) duke hidratuar trupin tonë pa e rënduar atë. Një tjetër arsye pse ky frutë këshillohet të konsumohet për shkak se përmban sheqerna të thjeshtë (5,3 g/100g). Luleshtrydhet njihen gjithashtu për nivel të lartë të vitaminës C, madje thuhet se me konsumimin e 5 luleshtrydheve sasia e vitaminës C të konsumuar është e barabartë me konsumimin një portokalli.

Sallata

Të gjitha perimet jeshile, veçanërisht sallata ka në përbërje të saj sasi rekord të ujit, deri në 94%. Madje njihet për vlerat e shumta të saj pasi përmban vitamina, kripëra minerale, të cilat ndihmojnë dhe stimulojnë mirëfunksionimin e aparatit tretës, mëlçisë, veshkave duke e hidratuar sa më shumë edhe trupin tonë.

Papaja

Nga të gjithë frutat tropikalë, papaja përmban rreth 89,3% ujë. Gjithashtu, ky frutë ekzotik është shumë i pasur me vitaminë C, A dhe E, si dhe kripëra minerale sikurse janë magneziumi, potasiumi, hekur dhe substanca të tjera antioksidante si polifenolet dhe flavonoidet.

Kastraveci

Një ndër frutat që nuk mungon pothuajse asnjëherë në tavolinat tona, kastraveci është një ndër perimet me nivelin më të lartë të ujit, rreth 96,5%. Luan një rol të rëndësishëm në hidratimin e trupit dhe veçanërisht vepron kundër celulitit. Ky perim vlerësohet se ndihmon kundër fryrjes së barkut pasi eliminon helmet e akumuluara.

Qitro

Rekomandohet konsumimi edhe i këtij agrumi pasi rreth 91,2% të përbërjes së tij është ujë dhe i përket familjes së portokalleve dhe limonëve, të cilat njihen shumë mirë për sasinë e shumtë të vitaminave dhe mineraleve që përmbajnë. Përmban pak kalori (26 Kcal/100g), është shumë i pasur me kripëra minerale mes të cilave janë potasiumi, magnezi, fosfori, kalciumi. Gjithashtu, përmban edhe shumë vitamina, sikurse janë ato të grupit A, B dhe C. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat