Ushqimet që e zëvendësojnë brushën e dhëmbëve - Bota Sot
Ushqimet që e zëvendësojnë brushën e dhëmbëve

Ushqime

Ushqimet që e zëvendësojnë brushën e dhëmbëve

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 11:32
Selino, ilustrim

Dentistët rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve pas çdo vakti të ushqimit në mënyrë që të parandaloni prishjen e dhëmbëve e cila kryesisht ndodh për shkak të grimcave ushqimore që mbesin në gojën tuaj.

Megjithatë, për shkak të jetës së përditshme sbumë dinaike, njerëzit nuk kanë mundësi të pastrojnë dhëmbët pas secilit vakt të ushqimit.

Kur kjo kthehet në zakon, kjo mund të ketë pasoja negative në dhëmbët tuaj dhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm gjithashtu.

Molla

Mollat përmbajnë fosfor, kalcium dhe fluoride që pengojnë zhvillimin e kariesit dhe është provuar se ky frut mund të pastrojë dhëmbët më mirë se secila brushë e dhëmbëve.

Karrota

Përtypja e karrotave stimulon sekretimin e pështymës, e cila ndihmon në heqjen e grimcave të ushqimit.

Përveç kësaj, fibra që gjendet në karrota vepron si një brushë e dhëmbëve që mund të pastrojë dhëmbët  tuaj dhe mishrat.

Selino

Selino mbron dhëmbët në dy mënyra. Selino kur përtypet shkakton sekrecione të një substance që neutralizon bakteret që shkaktojnë dëmtimin e dhëmbëve. Gjithashtu, kur përtypet, selino hyn në hapësirën midis dhëmbëve pastron zgavrën e gojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat