Qofte buke të mbushur me Mocarela

Ushqime

Qofte buke të mbushur me Mocarela

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 17:36
Qofte buke

Një recetë mjaft interesante për përgatitjen e qofteve, por me bukë dhe mocarela. Me shumë shije dhe krokante njëkohësisht, kjo pjatë do t’ju pëlqejë me siguri.

Përbërësit

1 gotë qumësht

1 vezë

350 gr bukë (të ndenjur)

1 thelpi hudhër

djathë kaçkavall (i grirë)

majdanoz

150 gr Mocarela

vaj

kripë

piper

Përgatitja

1.Futeni bukën e ndjenjur në qumësht të ftohtë. Kur të jetë bërë e butë, shtrydheni mirë dhe vëreni në një tas.

2.Rriheni vezën me kripë, piper dhe kaçkavall të grirë.

3.Grini hudhrën dhe majdanozin. Shtoni bukën dhe përziejeni mirë me duar derisa të merrnini në përzierje mjaft homogjene.

4.Prijeni mocarelën në kube. Lagni duart dhe formoni topa të vegjël me pëllëmbën e duarve.

5.Në qendër të përzierjes vendosni një copë mocarela dhe mbylleni qoften rreth e përqark, duke e mbyllur mirë.

6.Vini vajin të ngrohet në një tigan. Skuqini qoftet dhe shërbejini të ngrohta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat