Ushqimet që ruajnë nxirjen e lëkurës

Ushqime

Ushqimet që ruajnë nxirjen e lëkurës

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 15:36
Ilustrim

Këto janë ushqimet bazike të cilat kanë veti antioksidante dhe pastruese të cilat duhet të bëhen pjesë e dietës suaj ushqimore përgjatë ditëve të plazhit. Ruajnë format tuaja trupore, po kështu falë disa mineraleve dhe vitaminave të pranishme në to ruajnë nxirjen e lëkurës të marrë gjatë ditëve të plazhit.

Limoni

Një gotë ujë me limon sapo çohemi në mëngjes ka efekt pastrues, ndihmon sistemin tonë tretës dhe pastron mëlçinë nga helmet. Përfitime nga ujë me limon ka edhe lëkura pasi i dhuron shkëlqim.

Patatja e ëmbël

Janë të pasura me betakaroten, vitaminë A dhe C, riparojnë dëmet e lëkurës, po kështu ndihmojnë në neutralizimin e veprimit të radikaleve të lira të cilat dëmtojnë shtresat e lëkurës.

Bajame

Janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidanti përgjegjës për ngjyrën dhe fleksibilitetin e lëkurës, po kështu mbron nga dëmet që shkaktojnë rrezet ultravioletë.

Ananas

Ananasi stimulon qelizat që prodhojnë kolagjenin-(fibroplastis), ndihmon në trajtimin e akneve dhe probleme të tjera të lëkurës së fytyrës.

Fiku

Ky frutë përmban kalium, stimulon procesin tretës, teksa farat e tij fuqizojnë eliminimin e helmeve nga organizmi.

Spinaqi

Spinaqi përmban vitaminën A, shumë i rëndësishëm në rinovimin qelizor dhe nivelin e vitaminës C, të domosdoshme për prodhimin e kolagjenit.

Qumështi dhe nënproduktet

Konsumoni sa më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij. Pasi falë përmbajtjes së lartë me aminoacide esenciale stimulojnë sintezën e proteinave dhe kolagjenit, të cilat janë esenciale për ngjyrën e lëkurës tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat