Roli i kungulleshave në evitimin e problemeve shëndetësore - Bota Sot
Roli i kungulleshave në evitimin e problemeve shëndetësore

Ushqime

Roli i kungulleshave në evitimin e problemeve shëndetësore

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 23:49
Kungulleshat

Kungulleshat jo vetëm që kanë shije të mirë, por edhe përmbajnë përbërës të shumtë të çmuar për shëndetin e njeriut.

Ato përmbajnë mangan, magnez, kalium dhe minerale të rralla fosfati dhe bakri.

Jashtëzakonisht janë të pasura me vitamina A, C, B2, fibra bimore dhe acid folik.

Magnezi është i rëndësishëm për parandalimin e sulmit në zemër dhe tru. Së bashku me kaliumin rregullon tensionin e gjakut, transmeton KosovaPress.

Anti-oksiduesit, vitamina C  ulin rrezikun e prekjes nga arteroskleroza.  Përveç kësaj, ato veprojnë pozitivisht edhe në organet e tretjes, pasi ndikojnë në zbrazjen e zorrëve dhe me këtë kryejnë edhe de-toksimin.

Kungulli i njomë përmban një sasi të madhe të kaliumit – 295 miligramë për 250 gramë, apo 8 për qind e marrjes së rekomanduar ditore të këtij minerali.

Kolegji Amerikan i kardiologëve beson se kaliumi mund të jetë ndihmë e madhe kur vjen puna për kontrollin e presionit të gjakut duke reduktuar efektet e dëmshme të kripës në trup.

Vetëm 250 gramë kungull i njomë përmban 20 miligram vitaminë C, e cila sasi është rreth 33 për qind e dozës së rekomanduar ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat