Receta më e lehtë për ëmbëlsirë me çokollatë dhe gjalp kikiriku!

Ushqime

Receta më e lehtë për ëmbëlsirë me çokollatë dhe gjalp kikiriku!

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 16:12
Ëmbëlsirë me ?okollatë dhe gjalp kikiriku

Kush dëshiron të durojë nxehtësinë e furrës në verë? Askush! E kur flasim për ëmbëlsira, zgjidhja më e lehtë është të mos i gatuajmë fare ato. Kjo, sepse i trembemi pro?edurave të gjata e të ngarkuara, të cilat marrin më shumë kohë se zakonisht. Nga ana tjetër, disa prej nesh thjesht parapëlqejnë hera-herës të përgatisin vetë di?ka të ëmbël, për orët e pasdites e jo vetëm.

Kjo është arsyeja pse recetat e gatimeve pa patur nevojën e furrës janë ato më të përdorshmet gjatë ditëve të nxehta, e ne për sot ju sugjerojmë një miksim ?okollate dhe gjalpit të kikirikut, që do t’ju bëjë të shtoni një emër të ri në listën e ëmbëlsirave të preferuara. Me shumë pak ingredientë e fare e thjeshtë, copëzat e përftuara në fund do të jenë shoqërueset ideale për kafen e orëve të vona të ditës, apo për një mëngjes të shpejtë. Më poshtë do të gjeni recetën e plotë, ashtu sikurse dhe videon udhëzuese. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:

1 ¼ filxhan gjalp kikiriku

1 filxhan gjalp

2 filxhanë biskota të thjeshta të shtypura

2 filxhanë sheqer pluhur

1 ½ filxhan copëza ?okollate

Përgatitja:

Biskotat e shtypura i shtoni në një enë qelqi, e pas kësaj përziejini me sheqerin pluhur. Masën e nevojshme të gjalpit të kikirikut miksojeni me dy përbërësit e parë, për t’i shtuar më pas gjalpin e shkrirë. Pasi t’i keni përzierë të gjithë ingredientët së bashku, masën shpërhapeni në një tavë qelqi. Shkrini copëzat e ?okollatës dhe mbulojeni me këtë shtresë sipërfaqen e masës që keni shtuar në tavë. Vendoseni në frigorifer për 90 minuta, e më pas nuk mbetet gjë tjetër ve?se ta shijoni. Për më tepër, klikoni në link-un e mëposhtëm, për videon ushëzuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat