Nëse hani këto ushqime rrezikoheni më pak nga harresa

Ushqime

Nëse hani këto ushqime rrezikoheni më pak nga harresa

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 15:37
Ilustrim

Të mirat shëndetësore, vinë nga ajo se çfarë hani e pini.

Një shtytës i madh i ri për trurin tuaj llogaritet pjata juaj me fruta, shkruan Health.

Njerëzit që hanë fruta agrume në vazhdimësi janë më pak të rrezikuar që të preken nga dementia – sëmundja e harresës.

Kjo ka dalë nga një hulumtim që është bërë në “British Journal of Nutrition”.

Studimi është kryer me të moshuarit japonezë, ku dhe është zbuluar se 23 për qind prej tyre që kanë konsumuar këtë lloj frutash kanë qenë më pak të prekur nga kjo sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat