A është e vërtetë se nëse hani djathë para se të flini do keni makthe gjatë natës?

Ushqime

A është e vërtetë se nëse hani djathë para se të flini do keni makthe gjatë natës?

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 08:35
ilustrim

Thuhet se nëse konsumoni djathë para se të flini, do të kaloni një natë të gjatë me ëndrra të frikshme. Madje do të keni edhe makthe gjatë natës.

Por sipas shkencës, ky mit nuk është plotësisht i vërtetë, pasi është realizuar një studim me 200 njerëz të cilët kanë ngrënë djathë para se të shkonin për të fjetur.

75% e pjesëmarrësve, janë shprehur se kanë kaluar një natë të qetë, edhe pse kanë parë ëndrra më të çuditshme se zakonisht.

Gjithsesi, mesa duket ndikon edhe lloji i djathit që konsumojmë.

Ata që kishin ngrënë djathë blu kishin parë ëndrrat më të pazakonta.

Të gjitha këto gjëra të çuditshme gjatë kohës së gjumit ndodhin sepse djathi përmban disa përbërës, duke përfshirë tryptaminë dhe tyraminë, të cilët besohet të ndikojnë në sistemet kimike të trurit.

Në thelb, kjo do të thotë se derisa djathi nuk është provuar se ju jap makthe, ai ndikon në atë që ju ëndërroni.

Prandaj kujdes,  mendohuni mirë se çfarë djathi do të konsumoni përpara se të flini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat