Nëse e merrni këtë vitaminë mund të prekeni nga kanceri

Ushqime

Nëse e merrni këtë vitaminë mund të prekeni nga kanceri

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 17:01
ilustrim

Rreziku i shkaktimit të kancerit në mushkëri është dyfish më i lartë te meshkujt, të cilët marrin vitaminën B për një kohë të gjatë,.

Vitamina B është në mesin e shtesave më të popullarizuara të ushqimeve, pasi që marrja e saj shton energjinë, përmirëson imunitetin dhe sjellë dobi tjera.

Por, sipas kërkimeve më të reja, marrja e kësaj vitamine nuk është aspak e pa rreziqe.

Një studim 10-vjeçar i Universitetit në Ohajo, i kryer në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së SHBA-ve, dëshmon se marrja për një kohë të gjatë e vitaminës B shton rrezikun nga kanceri në mushkëri te meshkujt, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët pranë këtij universiteti analizuan të dhënat mjekësore të 77 mijë njerëzve të moshës prej 50 deri 75 vjeç.

Sipas këtij studimi, meshkujt që kishin marrë doza të larta të  vitaminës B6 ose B12 për një kohë të gjatë dyfish më shpesh ishin prekur nga kanceri në mushkëri, derisa te meshkujt duhanpirës,  të cilët kishin marrë vitaminën B, pjesëmarrja e kancerit ishte katër herë më e lartë.

Hulumtuesit thonë se te femrat nuk kanë gjetur lidhjen ndërmjet vitaminës B dhe kancerit në mushkëri, dhe mendohet se marrja e dozave të larta nga ana e kësaj gjinie është e sigurt.

Personat që kanë mungesë të vitaminës B këshillohen ta kompensojnë në mënyrë natyrore, duke konsumuar ushqime që përmbajnë këtë lloj vitamine, si qumësht, vezë, peshq, banane, arra, mish. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat