Ndaloni gjithçka dhe përgatisni këtë recetë me shalqi. Është fantastike!

Ushqime

Ndaloni gjithçka dhe përgatisni këtë recetë me shalqi. Është fantastike!

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 21:18
Ilustrim

Shalqiri, si një nga frutat veror më të preferuar dhe me një shije unike është i pasur me vitaminë C, A, B6, niacinë, tiaminë, fibra, proteina, kalium, kalcium, magnez.

Përveçse është një ushqim i shijshëm, ai ka edhe veti kurative të panumërta.
Është perfekt për pastrimin e veshkave dhe depozitave toksike të trupit. Redukton presionin e gjakut dhe rregullon temperaturën e trupit. Megjithëse shumica e njerëzve e përdorin atë të freskët ose në formën e lëngut, ka një recetë e cila po çmend botën. Shalqi i tharë është trendi më i ri i përdorimit të tij. Nëse e preferoni atë, provoni ta përgatisni në këtë mënyrë. 

Përbërësit:
1 shalqi
Kripë
Lëng lime

Përgatitja:
Pastroni shalqirin, prejeni në shirita dhe më pas në feta të holla. Largojuni lëkurën dhe vendosini në një tavë, ku keni vënë më parë një letër pergamene. Spërkatini me kripë dhe e lëngun e limes.
Vendosini në furrë në temperaturën 170 gradë dhe piqini për 12 orë. Lërini të qetësohen dhe më pas mund t’i lëvizni nga tava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat