Pse duhet ngrënë farat e rrushit?

Ushqime

Pse duhet ngrënë farat e rrushit?

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 15:04
Farat e rrushit

Sigurisht e dini se rrushi është eliksiri i rinisë, i cili ndihmon organizmin e njeriut. Por, duhet parasysh se farat e tij janë antioksidues efikas në ruajtjen e shëndetit.

Ekstrakti i farave është 20 herë më i fuqishëm si antioksidues i vitaminës  C dhe 50 herë më i fuqishëm se sa vitamina E.

Hulumtimi ka treguar se farat e rrushit ndikojnë më shumë në qeliza se sa kombinimi i marrjes së vitaminave E dhe C. 

Ekstrakti i farave të rrushit forcon kapilarët e gjakut, parandalon infarktin e zemrës dhe zvogëlon zgjerimin e venave, dhe krijimin e yndyrës në muret e arterieve të gjakut.

Megjithatë, farat e rrushit nuk rekomandohen për personat e prekur nga diabeti, pasi që rrushi përmban sasi të larta të sheqerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat