Çka nuk guxoni të hani pas orës 7 në mbrëmje

Ushqime

Çka nuk guxoni të hani pas orës 7 në mbrëmje

Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:46
Foto Ilustrim

Ekspertët thonë se nuk duhet të hani pas orës shtatë në mbrëmje dhe shpjegojnë pse darka e vonshme mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Nëse megjithatë vendosni të hani në këtë kohë, atëherë shmangni këto ushqime.

Ushqimi i fërguar (skuqur)

Ushqimi i yndyrshëm, i rëndë, dukshëm, e plotë me kalori dhe yndyrna, por edhe tretet vështirë, për çka në mëngjes mund të ndjeheni i lodhur dhe ngadaltë, gjegjësisht i pagjumë. Nëse jeni i uritur në vend të ushqimit kalorik dhe të yndyrshëm zgjedhni një sanduiç të vogël me bukë pa tharrm dhe mish pule.

Mishi i kuq

Sikur edhe ushqimi i yndyrshëm, edhe mishi i kuq vështirë tretet gjë që mund të bëhet problem për të fjetur. Mishi i kuq është përzgjedhja më e keqe e ushqimit pas orës 19, por edhe pjata e madhe me mish pule do të ketë të njëjtin efekt të keq. Nuk duhet plotësisht të shmangni proteinat, por kujdes që të hani mish të varfër në sasi të vogla, si për shembull gjoks gjeldeti apo një gotë kos.

Ushqimi i aromatizuar

Kënaqësia për ushqim pikant dhe të aromatizuar pas orës 19 mund të ju kushtojë gjumin e mirë. Përveç kësaj, ushqimi i aromatizuar shkakton fryerje dhe pengesa në tretje, veçanërisht nëse gjysmë ore pas konsumimit të ushqimit të tillë shtriheni në krevat.

Brumishtet

Të gjitha format e brumishteve janë plot me karbohidrate dhe këto duhet të konsumohen vetëm nëse pas kësaj kemi aktivitet fizik.

Sheqeri dhe kofeina

Sheqeri dhe kofeina mund të shkaktojnë gjumë të parehatshëm. Për shembull, çokollata përmbanë edhe njërën edhe tjetrën dhe ajo nuk na ngopë, ashtuqë nëse ju hahet çokollata, nuk do të thotë se jeni i uritur, por thjeshtë keni nevojë për ëmbëlsirë. Zgjedhje më e mirë do të ishte çaji i ngrohtë apo një gotë qumësht me çokollatë me përqindje të ulët të yndyrnave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat