Këtë frut duhet ta hanë patjetër nxënësit dhe studentët, ja pse - Bota Sot
Këtë frut duhet ta hanë patjetër nxënësit dhe studentët, ja pse

Ushqime

Këtë frut duhet ta hanë patjetër nxënësit dhe studentët, ja pse

Më: 15 mars 2018 Në ora: 19:06
Foto Ilustrim

Për vite, nutritionistet kanë vënë në dukje përfitimet e konsumit të përditshëm të frutave pyjore, dhe këtë herë specifikisht e kanë hulumtuar boronicën.

Të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë, boronicat kanë fuqinë për të na ndihmuar në kryerjen e detyrave të përditshme, të tilla si mësimi.

Hulumtimi i fundit përfshinte fëmijët e moshës shkollore të cilët duhej të zgjidhnin detyrat në një kompjuter, ndërsa studiuesit ndjekin punën e trurit.

Para zgjidhjes së detyrave, disa nga fëmijët pinë lëng të freskët të boronicës.

Pikërisht ato fëmijë kishin precizitet, shpejtësi dhe saktësi më të madhe, rreth 10% më shumë se sa pjesa tjetër.

Boronicat janë veçanërisht të pasura me vitaminë C, a ngjyrën blu e përfitojne nga një antioksidant i fuqishëm. Ato përmbajnë minerale të tilla si fosfor, kalium, kalcium.

Epo, herën tjetër që po përgatiteni për një test ose një provim – e dini se çfarë duhet të blini me bollëk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera