Kek me luleshtrydhe

Ushqime

Kek me luleshtrydhe

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Përbërësit:

500 g luleshtrydhe

250 g miell

300 g kos i trashë

2 vezë

125 g gjalpë

6 lugë sheqer

10 g sodë për ëmbëlsira

Përgatitja:

Fillimisht ndezim furrën në 160°C. Në një enë përziejmë gjalpin me sheqerin, shtojmë vezët, kosin, miellin dhe sodën.

Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell, vëmë sipër luleshtrydhet (mund t’i vendosim të prera) dhe e lemë të piqet për 50-60 minuta.

E mbulojmë me letër alumini kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe e lëmë të piqet. Më pas e nxjerrim nga furra dhe e lemë të ftohet. Keku është gati. Ju bëftë mirë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat