Origjina e hallvës dhe receta klasike

Ushqime

Origjina e hallvës dhe receta klasike

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 06:39
Hallva

Hallvë ose “helva”, në gjuhën arabe do të thotë “i/e ëmbël”. Në Perandorinë Osmane, deri në shekullin e 18-të, të gjitha ëmbëlsirat quheshin helvas. Por edhe pse emri e ka origjinën nga Arabia, hallva është një ëmbëlsirë autoktone e turqve myslimane. Nuk është një ëmbëlsirë vetëm e Pallatit të Sulltanit, por e të gjithë Perandorisë Otomane. Nuk është ëmbelsirë elitare, por gatuhet nga të gjitha shtresat e popullsisë.
Një ndër artikujt e shkruar nga Irene Melikoff, mbi “Ceremoninë (Festën) e Hallvës” thekson se “Festat e Hallvës” e humbën natyrën e tyre festive gjatë kohërave deri në shekullin e 17-të, duke u kthyer si shoqërues ushqimor në tavolinat e shtruara për djemtë pasanikë qytetarë gjatë argëtimeve rreth sofrave mondane në periudhën e dimrit. Në ditët e sotme, hallva ka marrë një kuptim tjetër. Ajo gatuhet në kujtim të shpirtrave të vdekur dhe detyrimisht duhet shpërndarë në vëllazëri, fqinj dhe miq.

Në kuzhinën otomane, përbërësit kryesorë të hallves ishin:
miell gruri, yndyrë, mjaltë, ujë ose qumësht. Në kohët antike përdoreshin shumë dhe hurmat arabe, por me kalimin e kohës ky përbërës nuk rezistoi, në sajë të faktit që hurmat arabe nuk rriteshin në Anadoll.

Mielli i grurit ose ëheatstarch, apo hera-herës dhe te dy tok, skuqen ngadalë në vajsusami apo në sallo deleje ose gjalpë, në një tigan bakri të kallajisur. Pasi ka arritur skuqjen e duhur por jo të djegur, i shtohet mjalti i përzierë dhe njëtrajtësuar me qumështin derisa masa të fryhet, të fillojnë të dalin flluska ajri dhe të “shqitet” nga tigani. Shumëkush i shton dhe bajame të pjekura apo lëng musku apo trëndafili. Në Turqi, me kalimin e viteve e deri në ditët e sotme, varietetet e hallvës janë shtuar e mund të flasim për më shumë se 20-25 lloje hallvash. Sido e sado qofshin, ne shqiptareve, sa herë na vjen të gatuajmë diçka të ëmbël e pa shumë telashe, “dy lugë hallve na e sjellin terezinë në vend”. Apo jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat