Karrotat dhe përfitimet tek gratë shtatzëna

Ushqime

Karrotat dhe përfitimet tek gratë shtatzëna

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:41
Karrota

Karrota është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të gruas dhe zhvillimin normal të fetusit. Në këtë mënyrë ata që përfitojnë janë të dy, edhe nëna, edhe fëmija. Lëngu i karotës përthithet lehtë nga organizmi i gruas. Konsumimi i tij gjatë shtatzënisë, furnizon trupin me vitaminë A, e cila është e nevojshme për rritjen e indeve të fetusit.

Kalium, për një zemër të shëndetshme dhe pa kolesterol:

Lëngu i karotës apo karotat e freskëta i japin organizmit të femrës shumë kalium. Ju do të pyesni për çfarë bën mirë kaliumi?! Përgjigja është: ai bën shumë mirë në normalizimin e funksionit të zemrës, përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru. Kaliumi gjithashtu ndihmon në një funksion më të mirë të përçimeve nervore dhe parandalimin e dhimbje të muskujve. Kur trupi juaj nuk ka kalium, ju do të keni kolesterol të lartë, më shumë puçrra fytyrë dhe ndër të tjera dhimbje të muskujve. Kaliumi gjithashtu do të rregullojë nivelet e natriumit në gjak.

Karotat ju ndihmojnë për një lindje natyrale:

Duket disi e pabesueshme, por në fakt karotat luajnë një rol kyç në ndihmesën që japin në lindjet natyrale te fermat. Konsumimi i 2-3 karotave në ditë apo i një gote me lëng të freskët do t’ju ndihmojë që të bini disa kilogramë në peshë nëse keni një fetus të madh. Në këtë mënyrë edhe lindja natyrale, jo ajo cezariane bëhet më e lehtë. Nga ana tjetër karotat janë shumë të mira pasi ju plotësojnë me fibra dhe ndihmojnë punën e zorrëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat