6 ushqimet që duhet të hamë për të rikthyer “humorin e mirë” - Bota Sot
6 ushqimet që duhet të hamë për të rikthyer “humorin e mirë”

Ushqime

6 ushqimet që duhet të hamë për të rikthyer “humorin e mirë”

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 08:10
Ilustrim

“Ne jemi çfarë hamë”! Kjo është një shprehje që na kujton se,  atë që ne konsumojnë integrohet në trupin tonë. Trupi ka nevojë për t’u ushqyer me përbërësit e duhur,  për të kryer funksionet themelore, emocionet apo mendimet.

Këtu janë disa ushqime që sipas ekspertëve ju rikthejnë “humorin e mirë” dhe lumturinë.

1.Uji

Shenjat e para të dehidrimit shfaqin dëmtim të funksionit njohës (nuk mendoni në mënyrë të qartë) dhe nervozoheni. Rritja e konsumit të lëngjeve në përgjithësi mund të ndihmojë për të ruajtur “humorin e mirë”. Përpiquni të konsumoni 8 deri 10 gota ujë në ditë.

2.Probiotikët

Shëndeti i zorrëve është tregues i shëndetit tuaj të përgjithshëm, si fizikisht dhe emocional. Bakteret e shëndetshme në aparatin e zorrëve tuaja , mund të përmirësojnë disponimin tuaj, gjumin, peshën dhe pamjen. Fjala “probiotiks” do të thotë baktere të shëndetshme. Ankthi, pagjumësia dhe depresioni mund të shfaqen kur cenohet mikroflora e zorrëve (bakteret e shëndetshme në zorrë).

Kosi është i njohur për përmbajtjen e mikroorganizmave probiotikë, por edhe lakra turshi apo ushqimi japonez miso. Por nëse te kosi e gjeni në sasi të limituar në ushqimin tradicional japonez të supës miso do të keni sasinë që ju nevojitet..

3.Fibrat

Shumica e serotonit (hormoni i lumturisë) në trup ndodhet në të vërtetë në zorrë. Ushqyerja me shumë fibra, në çdo vakt ndihmon lëvizjen tuaj dhe ruan “humorin e mirë”. Fibrat bashkë me ujin ndihmojnë në mirëfunksionimin e zorrëve. Fibrat gjenden lehtësisht në fruta, perime, drithëra dhe bishtajore. Ne e dimë çfarë ju duhet tani: Një sallatë e shijshme dhe e bollshme.

Ose një tavë me perime.

4.Acidet yndyrore Omega-3

Acidet yndyrore Omega-3 yndyrore kanë treguar se ndihmojnë në masë të madhe shëndetin mendor. Këto acide yndyrore gjendten te peshku, arra, fara dhe disa drithëra.  Salmoni, sardelet dhe tuna janë të gjitha një zgjedhje e mirë që mund ta ndihmojë trupin tuaj të marrë omega 3, e cila i nevojitet. Dhe për më tepër është fantastike kur nuk ke nevojë që të gatuash asgjë, por vetëm të marrësh telefonin të hapësh www.snapfood.al ose të shkarkosh aplikacionin SnapFood në iOS apo Android dhe të bësh porosinë online.

5.Hekuri

Hekuri është i nevojshëm për të ruajtur nivelin e oksigjenit. Nëse keni hekur të ulët në trup, ju nuk jeni duke marrë oksigjen të mjaftueshëm në të gjithë trupin. Shenjat dhe simptomat e mangësisë së hekurit janë lodhje, nervozizëm, funksionim i dëmtuar njohës dhe dhimbje. Është e rekomanduar , që të plotësohet mungesa e hekurin nën urdhrat e mjekut. Ndër tre ushqimet e para me më shumë përmbajtje hekuri janë edhe midhjet.

6.Zinku

Zinku është antibakterial, që do të thotë vret viruset dhe bakteret. Burimet natyrale të zinkut janë mishi i kuq, perimet me gjethe jeshile dhe farat

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera