“Hamburgeri i pamundur” zëvendëson mishin me…

Ushqime

“Hamburgeri i pamundur” zëvendëson mishin me…

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Të konsumosh mish pa përdorur mish. Kjo është sfida e një kompanie amerikane, e cila po përpiqet të krijojë “hamburgerin e pamundur”, me origjinë vegjetale, por që ka shijen e mishit.

Objektivi është mjaft ambicioz për të arritur suksesin në ndryshimin e zakoneve ushqimore të mishngrënësve dhe për të ndihmuar njëkohësisht edhe ambjentin.

Një professor i biokimikës në Universitetin Princeton, Pat Brown ka krijuar shoqërinë “Ushqimi i Pamundur” (Impossible Food), çka shpjegon edhe synimet e tij. Arsyeja është që të reduktojë impaktin mjedisor të rritjes industrial të kafshëve për konsum.

Profesori është nisur nga përdorimi i hamburgerit në Tokën Mëmë, Ahba, ku konsumi është tejet i lartë. Nëse vetëm 50% e mishit në fast food do të zëvendësohej me përmbajtjen e re vegjetale, atëherë do të evitohej shkarkimi në ambjent i 45 mln mert kub karbon, do të kursehej uji i përdorur nga 90 mln persona për një vit dhe do të liroheshin 190 mijë km katror tokë që sot janë të destinuara për rritjen e kafshëve të konsumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat