Dëshira për ushqim të trurit ndikon si droga

Ushqime

Dëshira për ushqim të trurit ndikon si droga

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Varësia e ushqimit mund të ketë ndikim në tru, thonë shkencëtarët, bazuar në rezultatet e arritura.

Studimi sugjeron që njerëzit që tregojnë varësi nga ushqimi kanë aktivitet të ngjashëm ose të njëjtë me trurin si njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera të varësisë. Në tru, te njerëzit e varur nga ushqimi, ndodhin të njëjtat procese si ato me alkool ose drogë, sipas hulumtimeve të reja shkencore.

"Njerëzit që tregojnë simptoma të varësisë nga ushqimi duket se kanë të njëjtin model të aktivitetit të trurit të parë në forma të tjera të varësisë", thotë studiuesi Ashley N. Gearhardt, Ph.D. në Psikologjinë Klinike në Universitetin Yale.

Studiuesit besojnë se ky zbulim tregon korrelacionin e varësisë ushqimore me aktivitetin e trurit specifik. Rezultatet tregojnë se disa njerëz të dhjamosur duhet të trajtohen si të varur nga sëmundja dhe jo si të trashë, thotë Mark Gold, një specialist i varësisë në Universitetin e Floridës.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se njerëzit që janë të varur nga ushqimi duhet të shmangin "ushqimin e mirë dhe të përgatitur mirë", që para ngrënies të përcaktojnë pjesën që hanë dhe pjesën tjetër të ushqimit "ta fshehin"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat