Përfitimet që i sjell shëndetit kombinimi i rrushit dhe mollës

Ushqime

Përfitimet që i sjell shëndetit kombinimi i rrushit dhe mollës

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Sipas një studimi të botuar në ‘Journal of Food Sciences and Nutrition’, duke ngrënë mollë dhe rrush në të njëjtën kohë sjell përfitime të veçanta për trupin tonë.

Në veçanti, përmirëson funksionin antioksidues, duke ndihmuar në parandalimin e të gjitha sëmundjeve të lidhura me stresin dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Në fakt, në të dy frutat, flavonoidët janë të pranishëm; veçanërisht Quercetin në mollë dhe katekinë në rrush.

Së fundi, nëse kombinohen me një terapi të saktë anti-tumor, ato ndihmojnë për të bllokuar disa qeliza malinje. Përveç kësaj, flavonoidët e pranishëm në këto fruta kanë cilësi të tjera të shkëlqyera: ato luftojnë radikalet e lira, duke ngadalësuar kështu plakjen epidermale, për të forcuar sistemin imunitar dhe mbrojtur nga rrezet ultravjollcë që janë armiq të lëkurës.

Vlerat ushqyese të rrushit dhe mollës

Rrushi klasifikohet si një frut me sheqer dhe për këtë arsye ka 61 kalori për 100 gramë dhe ka një indeks glycemic të ulët kështu që e mban të ulët nivelin e glukozës në gjak. Ai është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale në veçanti përmban vitaminë C, A, K përveç kaliumit, fosforit dhe kalciumit gjithashtu shqyhet dhe për vlerat e tij anti-inflamatore dhe antioksiduese. Të gjitha këto lëndë ushqyese ndihmojnë në parandalimin e tumoreve dhe luftimin e plakjes së lëkurës.

Mollët përbëhen kryesisht nga karbohidratet, kështu që ato janë të pasura me fibra, përmbajnë proteina, lipide dhe shumë ujë për të luftuar mbajtjen e ujit. Përveç kësaj, ato përmbajnë elementë të tjerë të çmuar si vitamina C, kaliumi, hekuri dhe kalciumi. Këto duhet të konsumohen bashku me lëkurës sepse aty janë të përqendruara të gjitha përfitimet e saj.

Kombinimi i rrushit dhe mollës është një kurë e vërtetë për shëndetin tonë. Ideale do të ishte për t’i konsumuar ato gjatë ditës si snacks. Nuk është gabim të hahen pas ngrënies, por nuk rekomandohet për ata që kanë probleme me tretjen.

Ato janë të shkëlqyera, së bashku, në disa ëmbëlsira, por edhe në formën e sallatave. Vetëm shtoni në rrush dhe mollë në sallatë jeshile dhe marinojeni me vaj, mjaltë, kripë dhe uthull molle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat