Doni një rizoto perfekte? 9 rregullat e arta, si ta gatuajmë

Ushqime

Doni një rizoto perfekte? 9 rregullat e arta, si ta gatuajmë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 11:47
Rizoto

Rizoto është një nga nga pjatat më të kërkuara për shqiptarët dhe jo vetëm. Megjithatë, kushdo që ka dëshirë ta gatuajë duhet të ketë parasysh disa rregulla të arta, që shpesh herë nuk i ndjekim gjatë gatimit. Ato janë:

Tigani që duhet të përdorni për rizoto nuk duhet të jetë shumë i lartë dhe as shumë i ngushtë. Ideale do të ishte një tigan me madhësi të mesme

Jo të gjitha orizet janë ideale për të bërë një rizoto të mirë ndaj dhe duhet gjetur lloji i duhur. Kuzhinierët italianë rekomandojnë oriz të tipit: Arborio, Carnaroli, Vialone.

Orizi nuk duhet larë paraprakisht

Orizi duhet skuqur para se të gatuhet

Për të përcjellë një shije perfekte, shuajeni orizin me alkol kryesish verë e bardhë ose ndonjë pije tjetër që preferoni

Pas skuqjes, nuk duhet ta hidhni lëngun menjëherë, por dalëngadalë dhe ai duhet të jetë i nxehtë

Mos e përzieni orizin kur është në zjarr

Nuk duhet asnjëherë që ta ringrohni që do të thotë se rizoto duhet bërë në moment dhe servirur mënjehërë

Pjata ku servirni rizoton nuk duhet të jetë e ngrohtë. Kjo vlen për të gjithë ato amvisa që përdorin pjata të ngrohta menjëherë sapo janë nxjerrë nga lavapjata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat