Nga hamburgeri 5,000 dollarësh deri te deserti 25,000 dollarësh: Ushqimet më të shtrenjta në botë

Ushqime

Nga hamburgeri 5,000 dollarësh deri te deserti 25,000 dollarësh: Ushqimet më të shtrenjta në botë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Ushqimi padyshim se është gjëja e preferuar e shumicës së njerëzve – fundja fundit, kujt i pëlqen të qëndrojë me stomak bosh?

Ndonëse jemi mësuar të blejmë ushqime me çmime të lira, faktikisht ka adhurues të ushqimit të cilët janë të gatshëm të paguajnë qindra – në disa raste mijëra – dollarë për të shijuar ushqime të shijshme.

Më poshtë, jua sjellim listën me disa prej ushqimeve më të shtrenjta në botë!

Hamburgerët më të shtrenjtë në botë

Në botë ka shumë hamburgerë me çmime të jashtëzakonshme, por në tri restorante veçohen më së shumti:

1: Në restorantin Serendipity, Nju Jork, çmimi i hamburgerit është 295 dollarë

2: Në Nju Jork, në kamionin e ushqimit ‘666 Burger’, ofrohet hamburgeri ‘Douche Burger’ me një çmim prej 666 dollarëve

3: Dhe në fund kemi ‘FleurBurger 5000’ nga restoranti Fleur në Vegas, i cili ka një çmim prej 5,000 dollarëve.

Deserti më i shtrenjtë në botë

Ku mund ta gjeni këtë desert? Në restorantin Serendipity 3 (në të njëjtin restorant ku gjendet edhe njëri nga hamburgerët më të shtrenjtë).

Deserti i quajtur ‘The Frrrozen Haute Chocolate’ ka një çmim prej 25,000 dollarëve.

Byreku më i shtrenjtë në botë

Byrekun më të shtrenjtë në botë, me një çmim prej 14,260 dollarëve, mund ta gjeni në ‘The Fence Gate Inn’, Lancashire.

Gjevreku më i shtrenjtë në botë

Në Westin Hotel, Nju Jork, mund ta gjeni gjevrekun më të shtrenjtë në botë me një çmim prej 1,000 dollarëve.

Pica më e shtrenjtë në botë

Në Margo’s Pizzeria, Malta, gjendet pica më e shtrenjtë në botë, e cila ka një çmim prej 2,400 dollarëve.

Hot Dog-u më i shtrenjtë në botë

Në restorantin ‘Capitol Dawg’, Sacramento, mund ta gjeni këtë Hot Dog me një çmim prej 145.49 dollarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat