A e dini se çokollata është një afrodiziak i vërtetë?

Ushqime

A e dini se çokollata është një afrodiziak i vërtetë?

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:43
Ilustrim

Po pra, mirë e lexuat! Çokollata përmban kimikale si triptofani, i cili përfshihet në eksitimin seksual.

Një kimikal tjetër në çokollatë është phenylethylamine, stimulues i cili lidhet me amfetaminën e cila lirohet në tru kur njerëzit bien në dashuri.

Pra, çokollata i përmban të gjitha gjërat e mira!

Ndër tjerash, përveç se e rritë libidonë te njerëzit, çokollata, sipas hulumtimeve të reja, mund ta përmirësojë edhe performancën e meshkujve në shtrat.

Pasi ishin injektuar me një proteinë e cila gjendet në çokollata, meshkujt kishin raportuar se ndihen më të eksituar për të shikuar filma pornografikë.

Hulumtuesit kanë analizuar proteinën kisspeptin, dhe kanë zbuluar se kjo bën që meshkujt të eksitohen më shumë pasi të hanë çokollatë.

Duke marrë parasysh se problemet psiko-seksuale, siç është epshi i vogël seksual, i prekin një në tre meshkuj, padyshim se ky zbulim mund të jetë hap i rëndësishëm për meshkujt.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Journal of Clinical Investigation insight’, dhe ka konstatuar se kisspetini e rritë epshin seksual dhe e redukton depresionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat