Ramiz Lladrovci: 28 Nëntori është krijuar nga Zoti për shqiptarët

Aktuale

Ramiz Lladrovci: 28 Nëntori është krijuar nga Zoti për shqiptarët

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:58
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe në Prekaz bashkë me zyrtarët komunalë të komunës që drejton si dhe kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari.

Pas homazheve Lladrovci ka bërë thirrje për unitet mbarëkombëtar.

“28 Nëntori është krijuar nga Zoti për shqiptarët. Thërrasim gjithë shqiptarët në unitet”, ka thënë ai.

“Ua urojë gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin e kthimit të Skënderbeut në Krujë, 28 Nëntorin e Ismail Qemalit, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat