Efektet anësore që shkakton konsumi i tepërt i kanellës

Ushqime

Efektet anësore që shkakton konsumi i tepërt i kanellës

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 07:36
Kanella

Kanella është një aromë e bërë nga lëvorja e brendshme e pemës Cinnamomum.

Është shumë e popullarizuar dhe ka shumë përfitime shëndetësore si: zvogëlimi i rrezikut të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

Dy llojet kryesore të kanellës janë:

Cassia: E quajtur edhe kanellë “e rregullt”, ky është lloji më i zakonshëm.

Ceiloni: E njohur si kanellë “e vërtetë”, Ceiloni ka një shije të lehtë dhe më pak të hidhur.

Kanella Cassia është gjetur më shpesh në supermarkete, duke pasur parasysh se është shumë më e lirë se kanella Ceilon.

Nëse lloji i kanellës Cassia hahet në sasi më të vogla dhe të nevojshme është në rregull por kur ajo teprohet mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Kjo është për shkak se ajo përmban sasi të larta të një kompleksi të quajtur kumarin.

Hulumtimet kanë zbuluar se nëse konsumohet shumë kumarin mund të dëmtojë mëlçinë tuaj dhe të rrisë rrezikun e kancerit.

Nëse hani shumë kanellë të këtij lloji këto mund të jenë efektet anësore:

Mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë

Mund të rrisë rrezikun e kancerit

Mund të shkaktojë dhimbje të gojës

Mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak

Të shkaktojë probleme me frymëmarrje

Mund të ndërveprojnë me medikamente të caktuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat