Shqipëri, vizitorët shijojnë peizazhin e mbrojtur “Vjosë-Nartë”

Vlora

Shqipëri, vizitorët shijojnë peizazhin e mbrojtur “Vjosë-Nartë”

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 07:41
Vizitorët

Administrata e zonave të mbrojtura Vlorë, në kuadër të projektit ACAP, për zonat e mbrojtura, drejtoi nxënësit e shkollës “Lef Sallata”, në peizazhin e mbrojtur “Vjosë-Nartë”.

Tashmë specialistët dhe rangerat mësuan Junior Rangerat (nxënësit) se si natyra jonë menaxhohet dhe mbrohet për vlerat e saj të mëdha të biodiversitetit duke treguar në detaje gjithë punën e tyre tashmë edhe nga ana praktike, transmeton atsh.

Nxënësit u njohën më nga afër me pemët dhe kafshët e ndryshme, siç ishte dhe aktiviteti i kundrimit të shpendëve.

Një sërë aktivitetesh u realizuan duke nisur me pastrimin e plazhit, mbjelljen e pemëve, dhe eksplorimin e pyllit të Zvërnecit dhe lagunës së Nartës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat