Tragjedia në Vlorë, ja kush është autori dhe viktima

Vlora

Tragjedia në Vlorë, ja kush është autori dhe viktima

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:26
Ilustrim

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një burrë ka vrarë gruan tij dhe më pas ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët.

“Panorama” ka mundur që të sigurojë dhe një foto të çiftit, të cilët tronditën qytetin e Vlorës ost paradite.

Rreth orës 12:10 minuta është raportuar se bashkëshorti, Teodor Lera e ka mbytur gruan e tij, Eva Lera, 45-vjeçe.

Nuk dihen ende rrethanat e tij konflikti brenda familjes që degradoi në deri në vrasje.

Sipas informacioneve paraprake, Teodor Lera pasi ka vrarë bashkëshorten, ka tentuar të vetëflijohet. 

Teordor Lera ka tentuar të presë damarët.

Pasi në vendngjarje kanë  shkuar forcat e policisë, ai mësohet se është dërguar në Spitalin e Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas korrespodentit të “Panorama” në Vlorë, Teodor Lera është person me precedent penal. Lera rreth një vit më parë është proceduar penalisht për dhunë në familje.

Çifti Lera mësohet se ka tre fëmijë, dy jetojnë jashtë vendit, ndërsa një tjetër është student.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN 

Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti.

57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat