Në kërkim për plagosje me armë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Vlora

Në kërkim për plagosje me armë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Foto Ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese dhe municioneve".

I arrestuari është shtetasi me iniciale T.V, banues në Piqeras, Himarë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2018 ka caktuar ndaj tij  masën e sigurisë "Arrest në burg".

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat