Çudirat e motit! Të lodhur nga dimri banorët fillojnë plazhin në Vlorë

Vlora

Çudirat e motit! Të lodhur nga dimri banorët fillojnë plazhin në Vlorë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 18:12
Disa qytetarë mesa duket nuk i kanë rezistuar dallgëve e janë futur në det

E këtë kohë me diell vlonjatët nuk e kanë shfrytëzuar vetëm për shëtitje buzë detit. 

Disa qytetarë mesa duket nuk i kanë rezistuar dallgëve e janë futur në det, duke e festuar më së miri ardhjen e pranverës.

Një shëtitje në lungomare, një kafe buzë lokaleve të shumta përgjatë bregdetit por edhe foto të shumta, është ajo çfarë kanë preferuar qytetarët  e tjerë  të bëjnë sot në Vlorë. Dielli i ngrohtë i ka ndihmuar  të kalojnë një të diel ndryshe.

Qytetarë të shumtë kanë preferuar të shijojnë në maksimum gjithçka ka ofruar kjo ditë e bukur me diell. Por janë edhe disa të tjerë, që veç shëtitjes apo shijimit të një kafeje, kërkojnë edhe ndonjë aktivitet më shumë. Dielli dhe deti i ofruan vlonjatëve një fundjavë të këndshme pas ditëve të shumta me temperatura të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat