“Mushkëria” e Vlorës copëtohet dhe mbytet në plehra

Vlora

“Mushkëria” e Vlorës copëtohet dhe mbytet në plehra

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:19
Vlorë

Fillim viti 2019 ishte deklaruar nga drejtuesit e Institucioneve të Vlorës si afat për pastrimin e Pyllit të Sodës.

Por kur kanë kaluar tre muaj, thuajse asgjë nuk është bërë për këtë synim.Pemët thyhen e priten, kurse mbeturina hidhen çdo ditë. “Mushkëria e gjelbër” e Vlorës, vijon të shkatërrohet.

Mbetjet thuajse e kanë mbuluar të gjithë hapësirën ku duhet të kishte gjelbërim. Ndaj qytetarët që mund ta shfrytëzonin, mungojnë. Veç inerteve nuk mungojnë as mbetjet e prodhimeve të detit që hidhen herë pas herë nga kompanitë që veprojnë në zonë.

Bashkia e Vlorës vendosi disa kohë më parë një patrullë të Policisë Bashkiake për të mbrojtur pyllin. Por siç duket as kjo masë nuk dha efekt. Tashmë bashkisë i ka mbetur vetëm të pastrojë rastet më flagrante të ndotjes, ndërsa përmes rrjeteve sociale apelon qytetarët që të denoncojnë ndotësit e Pyllit të Sodës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat