Festë për gratë labe, deputeti Vullnet Sinaj aktivitetet për 8 Marsin

Vlora

Festë për gratë labe, deputeti Vullnet Sinaj aktivitetet për 8 Marsin

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:00
Vullnet Sinaj

Në ditën e 8 Marsit, deputeti socialist i Vlorës Vullnet Sinaj organizoi një festë për gratë e vajzat e Labërisë në shenjë vlerësimi për përkushtimin si bija, motra e nëna. Si përfaqësues politik, Sinaj tha se PS do të synojë barazi gjinore në zgjedhjet vendore edhe në bashkinë e Vogël të Selenicës!

Gratë e Labërisë festuan 8 Marsin në një aktivitet të organizuar nga deputeti socialist i Zonës, Vullnet Sinaj në shenjë vlerësimi ndaj përkushtimit dhe misionit si bija, motra e nëna.

Nisma e deputetit Sinaj ka marrë jetë dy vjet më parë, ndërsa synimi i saj jo politik sic thekson Ai është të sjellë një erë ndryshimi për femrat që meritojnë më shumë nga sa u ka dhënë koha dhe ambienti.

Sinaj: Për të rilindur dhe për të rizgjuar edhe njëherë ndjenjën e kolektivitetit në këtë zonë. Zonja me karakter të fortë që meritojnë shumë më tepër se çfarë u ka dhënë koha dhe ambienti.

Sinaj flet për vëmendje të shtuar ndaj gruas në qeverisjen e majtë të socialistëve, ndërsa theksoi se në zgjedhjet vendore ata do të synojnë barazi gjinore edhe në bashkinë e vogël të Selenicës

Sinaj: Vajza apo gra me shkollë të lartë të denja për të përfaqësuar veten e tyre dhe zonën ku ato janë, është një nga objektivat e PS.

Deputeti Sinaj ritheksoi se ai gjithmonë do të jetë në mbështetje të komunitetit që përfaqëson në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat