I hetuari për IMCI- Catcher drejtor policie në Vlorë

Vlora

I hetuari për IMCI- Catcher drejtor policie në Vlorë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:36
Gentian Shehaj

Ndryshimet që përfliten prej javësh në policinë e shtetit dhe në ministrinë e brendshme kanë prekur drejtorinë e qarkut të vlorës.

Kreu i policisë së këtij qyteti Gentian Shehaj është larguar nga detyra dhe është transferuar në Tiranë.

Ish kreu i policisë së Vlorës është ngarkuar me një detyrë të re në Akademinë e Policisë. Shehaj drejtonte policinë e qytetit bregdetar nga viti 2017.

burime të policisë së shtetit thanë se në vend të Shehajt në drejtimin e policisë së Vlorës është emëruar Artion Duka, ish drejtues i forcës së posaçme operacionale në policinë e shtetit.

Duka u përball me hetimet e prokurorisë në vitet 2017-2018 lidhur me pajisjen IMSI-Catcher e cila dyshohej se ishte përdorur për përgjime të pa autorizuara në Tiranë.

Pas hetimeve më tepër se një vjeçare çështja e hapur ndaj Dukës dhe ish-kreut të policisë Haki Cako është pushuar nga ana e prokurorisë për shkak se pajisja përgjuese nuk është gjetur për tu ekspertuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat