Pyll në mes të Vlorës

Vlora

Pyll në mes të Vlorës

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Rikonstruksioni i Bulevardit qendror të Vlorës nuk do të sjell reduktim të numrit të vendparkimeve, çështje për të cilën ka shumë shqetësim në qytetin bregdetar. Kryebashkiaku Dritan Leli thotë se punimet do të përfundojnë para nisjes së sezonit.

Punimet për rikonstruksionin e Bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë nuk do të jenë pengesë për sezonin turistik veror.

Kryebashkiaku Dritan Leli shprehet se punimet do të përfundojnë në afat, por nëse do të ketë elementë të mbetur nuk do të ndikojnë te pushuesit

Leli: Të gjithë bashkë jemi duke bërë maksimumin në mënyrë që të arrijmë që të arrijmë që për sezonin turistik të kemi përfundim të projektit.

I pranishëm në nisjen e mbjelljes së pemëve që sipas tij do të krijojnë një pyll në mes të qytetit bregdetar, Leli qetësoi banorët dhe pushuesit që frekuentojnë Vlorën për numrin e vendeve të parkimit.

Leli: 4 korsi gjelbërimi që do ta shndërrojnë bulevardin “Ismail Qemali” në një korsi të gjelbëruar, në një pyll në mes të qytetit. Numri i parkimeve këtu është i njëjtë me numrin e parkimeve që ky bulevard kishte përpara fillimit të këtij projekti.

Rikualifikimi i Bulevardit qendror të Vlorës nisi në vitin 2018 me një fond prej 280 milionë lekësh, ndërsa së shpejti pritet të nisë një projekt për restaurimin e fasadave të ndërtesave përgjatë tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat